Pas lajmit të dasmës, vjen lajmi i shtatzënisë: Arbenita dhe Fero së shpejti prindër

Ditën e djeshme Fero dhe Arbenita kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre, lajm të cilin e ndanë edhe me ndjekësit në rrjete sociale. Pas lajmit të martesës, një tjetër e re vjen nga çifti. Arbenita është shtatzënë e kjo tashmë është e konfirmuar.

“Iconstyle” ka siguruar një foto nga ceremonia e martesës ku Arbenita shfaqet me barkun e rrumbullakosur, e veshur me fustan të kuq, teksa pozon krah Feros dhe prindërve.

Modelja dhe reperi nuk kanë folur ende mbi pritjen e ëmbël, por siç duket lajmin e kanë mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë pasi Arbenita duket në muajt e fundit të shtatzënisë.