Pas kërcënimit me bombë në koncertin në Copacabana, Lady Gaga thyen heshtjen

Lady Gaga ka thyer heshtjen pas lajmit se policia braziliane pengoi një komplot për një sulm me bombë gjatë koncertit të saj në Rio de Janeiro, më 2 maj.

Koncerti, i cili u mbajt në plazhin e shquar të Copacabanës, një turmë prej 2.1 milionë njerëzish një rekord historik për një artiste .

Në një postim emocional në Instagram, Lady Gaga shprehu falënderimet për fansat e saj brazilian dhe emocionin e madh që ndjeu në këtë pamje historike:

“Asgjë nuk është më shumë për ndjesinë që pata gjatë shfaqjes krenarinë dhe gëzimin absolut që ndjeva duke kënduar për popullin e Brazilit.” tha Gaga

Ajo publikoi edhe imazhe nga skena dhe turma madhështore, duke shtuar me krenari: Rreth 2.5 milionë njerëz më të mirë të parë, turma më e madhe për një grua artiste në histori.

Policia lokale deklaroi se komploti ishte ideuar nga një grup që promovon urrejtjeje, radikalizim të rinjve dhe përmbajtjeve të dhunshme si mjet për ‘përkatësinë sociale’.

Janë kryer mbi 15 bastisje në shtete të ndryshme të Brazilit dhe janë arrestuar disa persona, përfshirë një udhëheqës të grupit dhe një adoleshent për posedim të materialeve të paligjshme.

Lady Gaga e mbylli mesazhin e saj me një thirrje për besim, përkushtim dhe dashuri ndaj vetes: “Nëse humb rrugën, mund ta gjesh sërish nëse beson në veten tënde dhe punon fort. Ju dua. Me dashuri, Nëna Përbindësh”.

tpz.al