Pas imitimit që u bë viral, Gaz Paja përballet me Renato Mekollin

Gaz-Paja-2

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja imitoi të dielën shefin e kuzhinës Renato Mekolli, gjatë spektaklit “Portokalli”. Imitimi thuajse identik tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, teksa pamja, zëri, mimikat dhe frazat e përdorua prej tij ishin njësoj si ato të shefit të “Hell’s Kitchen”. U duk se Renato Mekolli e priti mirë imitimin nga Paja, ndwrkohw qw nuk munguan memet e krijuara në internet. Ditën e sotme, Gazi dhe Renato u përballën së bashku në ambientet e televizionit “Top Channel”. Madje këtë takim, aktori vendosi ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në “Instagram” përmes një fotoje ku shfaqen duke treguar njëri–tjetrin me gisht. “A e di çfarë më tha?”, shkruante Gazi në postimin ku etiketon Renato Mekollin duke mos zbuluar më shumë. Mirëpo në profilin e tij, Renato Mekollli nuk e la enigmë pyetjen e ngritur nga aktori, teksa u shpreh se është i lumtur që ka gjetur sozinë e tij”, shkruan IconStyle. “Ka tolerancë fetare, por ka edhe tolerancë artistike. Gaz Paja më në fund kam gjetur sozinë time që të çlirohem nga kaq shumë angazhime që kam”, shkruan shefi i kuzhinës.

View this post on Instagram

Man with pan 😂 Ju lutem mos e provoni ne shtepi. 🎥@diti.u 🎥@silva_babaramo

A post shared by Gaz Paja (@gazpaja) on