Pas humbjes tragjike të Naya Rivera, bashkëshorti gjen formën për të mbajtur gjallë kujtimin e saj tek djali
Lajmi se aktorja e njohur, Naya Rivera humbi jetën pasi kishte dalë me varkë së bashku ne djalin e saj 4-vjeçar, Josey tronditi të gjitha mediat e huaja.
Rivera mundi të kthente në varkë djalin duke e shpëtuar atë, ndërsa trupi i sai u gjet i pajetë disa ditë më pas.
Burime pranë familjes së Rivera kanë treguar se kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të gjithë, ndonëse djali i saj ka nisur të bëhet më mirë.
I ati i Josey, Ryan Dorsey është përfshirë në detyrat e prindërimit dhe për këtë e ka ndihmuar dhe motra e Naya Rivera, e cila dëshiron që nipi të ketë një jetë sa më të shëndetshme.
Ndonëse Dorsey është ende shumë i lënduar nga humbja e bashkëshortes së tij, ai përpiqet të jetë i fortë për hir të djalit, i cili duket se kërkon të dijë më shumë çdo ditë për mamanë e tij. I ati përpiqet të bisedojë çdo ditë ne djalin për mamanë e tij, duke e mbajtur kështu gjallë kujtimin e saj tek i vogli.
revistawho.com