Pas humbjes së të ëmës, Robert Berisha ndalon emisionin e tij!

Pak ditë më parë, mamaja e Robert dhe Patris Berishës ndërroi jetë, ngjarje që u pasqyrua edhe në media, qoftë prej postimeve të djemve, qoftë edhe prej ngushëllimeve të Tunës a Norës.

Së fundmi, Roberti ka marrë një vendim për emisionin e tij “Robi plaket kur don’ vetë”, që duket se është nisur nga kjo ngjarje e trishtë.

Me anë të një postimi në Instagram, Robert Berisha është shprehur se emisioni shtyn transmetimin deri në datën 21 shkurt.

“Ju njoftojmë që emisioni ‘Robi plaket kur don vet’ do të jetë në pauzë sezonale dhe do të rikthehet më 21 shkurt”, – shkruan muzikanti, tashmë edhe moderator.

Në postimin e tij ku shprehte dhimbjen për humbjen e së ëmës, Roberti shkruajti se kishte shumë fjalë për të thënë, por do t’i linte në një moment tjetër. Ndoshta puntata e 21 shkurtit do të na sjellë edhe momente prekëse.