Pas festës “baby shower”, Sara zbulon dedikimin e veçantë të Lorit dhe Sara Hoxhës
Dita e djeshme ishte ndër ato të veçantat për shtatzëninë e Sara Hoxhës. Ajo dhe Ledri Vula kanë organizuar një festë “baby shower” me miqtë dhe familjarët, ku nuk munguan lojërat me të ftuarit. Personazhet VIP si Kida, Dhurata Dora, Arjana Fejzullahu nuk ngurruan të postojnë momente nga atmosfera e krijuar. Ndonëse mikesha të mira të çiftit, Lori dhe Sara Hoxha nuk ishin të pranishme në festën e tyre, por u siguruan të mos mungojë një surprizë.
Vetë Sara ka zbuluar nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale, një tufë me lule shoqëruar nga një dedikim special. Në pusullën e dërguar nga Lori shkruhej:
“Sar- të dhurojmë shumë dashuri nga larg. Do jesh mamaja më e mirë! Duam të dish që gjithnjë do kesh afër Sarën për këshilla për bebushen dhe mua sa herë të kesh nevojë për një mbrëmje qejfi larg të voglës tënde.”
Veprimi i motrave ka mjaftuar për ta bërë edhe më të lumtur mamanë e ardhshme./News31