Pas faljes të tradhtisë, Cardi B rivendos unazën e martesës
Cardi B dhe partneri i saj Offset kohët e fundit kanë qenë në qendër të mediave rozë. Tradhtia e bujshme e këtij të fundit, e çoi çiftin në një krizë dhe për disa kohë ata qëndruan të ndarë. Por pasi Offset i kërkoi që të ribashkoheshin, Cardi vendosi t’i japë një mundësi të dytë. Tani dyshja jetojnë në të njëjtën shtëpi së bashku me vogëlushen e tyre. Në daljen e fundit publike Cardi ju tregoi të gjithëve se tani gjërat janë rregulluar, madje ajo ka vendosur sërish unazën e martesës në gisht, shkruan Who. Unaza me diamant tani qëndron në dorën e reperes dhe ajo nuk nguron t’jua tregojë këtë gjë të gjithëve.