“Pas dy vitesh mund të shihni si një femër super seksi!”- Biznesmeni gay flet për ndërrimin e gjinisë dhe “gjuan” Mozzik: Është më burrë se…
Biznesmeni gay, Elton Ilirjani ka rrëfyer që ekziston mundësia që të ndërrojë gjini.
Ai është shprehur se “pas dy vitesh mund të kthehet në një femër super seksi” dhe do konkurrojë të gjitha vajzat e showbizz-it shqiptar.
Elton Ilirjani tregoi se aktualisht ka bërë vetëm filler tek buzët, ndërsa e quajti luks faktin që është mashkull dhe femër njëkohësisht.
“Nuk kam bërë filler, vetëm tek buzët. E quaj luks të jem edhe mashkull, edhe femër. Nuk ka asgjë të keqe që ti kem të dyja. Më mirë të kesh më shumë, se sa më pak. Asnjëherë nuk i dihet, se mund të vij pas dy vitesh një femër super seksi, 1 e 80 e gjatë dhe mund t’i konkurrojë të gjitha gocat e showbizz-it aty dhe mund të jem më tërheqës. Sepse unë jam tërheqës në këtë mënyrë, jo më të ndërhyj me paratë dhe mundësitë që kam,”– tha biznesmeni gay, i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
Gjatë intervistës, ai zbuloi edhe se kush nga këngëtarët shqiptarë i pëlqen më shumë.
Duke folur me superlativa për reperin Mozzik, Elton Ilirjani nuk hezitoi as ta “gjuante” live në studio.
Biznesmeni u shpreh se Mozzik është një mashkull i bukur dhe king, dhe jo si ata që veshin mbathje rozë.
“Patjetër do të doja të bëja një bashkëpunim me Mozzik, sepse ai çun është më i vërteti aty dhe më vjen shumë keq që filluan e goditën. Përveçse është këngëtar shumë i mirë dhe të gjithë të plasin nga inati. Ka një zë të mirë, është stil amerikan në të kënduar, por është edhe mashkull i bukur. Është king, nuk është si meshkujt femra aty që më shajnë mua, janë më femra se unë. Ata vishen me ngjyra dhe mbathjet i kanë rozë. Mozzik është mashkull tamam për muzikën që bën. Në gjithë këtë verë, në fotot që pashë Mozzik më tërhoqi më shumë,”– u shpreh Elton Ilirjani.
/Panoramaplus.al