Pas dy vitesh injorim, Xheni e “Big Brother” ia del ta rikthejë Bernardin në jetën e saj, historia e çiftit që ra pre e mentalitetit

Ish-banorja e “Big Brother”, Xheni Mhillaj, ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të raportit të shumëpërfolur me Bernard Marashin, me të cilin u njoh brenda shtëpisë së famshme dhe më pas u prezantuan si çifti ideal që ishin bërë për njëri-tjetrin.

E pas shumë spekulimesh, Xheni ka vendosur ta pranojë publikisht se vazhdon të jetë në një histori dashurie me Bernardin. “Do të doja ta ktheja kohën pas, të të kisha gjetur më herët dhe të kisha dashur më shumë”, ka shkruar Mhillaj krah fotos përqafuar me Bernardin, një foto që u konsiderua surprizë për fansat, të cilët e pyesnin vazhdimisht Xhenin nëse vazhdonte apo jo me Bernardin.

Nuk dihet nëse Xheni do të ndajë momente të tjera si këto me të dashurin e saj, por deri më tani ajo është përpjekur ta mbajë këtë lidhje larg vëmendjes së mediave, sepse ka menduar se edhe ekspozimi u ka prishur punë, duke futur të tjerë persona në mes që u kanë prishur qetësinë me thashethemet apo komentet që kanë bërë ata. Në fakt, sinjalet e para se janë ribashkuar u dhanë nga çifti vitin e kaluar, pas dy vitesh, që vetë Xheni i konsideroi “vuajtje” larg Bernardit.

Çifti simpatik që u nda pak muaj pas daljes nga “Big Brother”, ndërkohë që ishin pjesë e “Dance with me”, garë që e lanë në mes. Edhe pse u përmendën disa arsye që i çuan në ndarje, për mediat ata deklaruan se i kishin dhënë fund bashkëjetesës në Tiranë për shkak të disa mosmarrëveshjeve në çift. Por natyrisht që më kokëforti në këtë ndarje ishte Bernardi, i cili, pavarësisht tentativave të saj para një viti për t’u ribashkuar, i qëndroi vendimit të tij se kjo lidhje nuk funksiononte.

Madje, Xheni bëri të pamundurën duke u rikthyer në Tiranë ku të kishte mundësi negocimi, por sipas mikeshave të saj, jo vetëm që s’arriti gjë, por u kthye e refuzuar në Itali, ku jeton me familjen. E këtë periudhë ajo vendosi t’i përkushtohej pamjes me trajtime dhe operacione plastike duke u kthyer në superbombë, siç shihet në fotot e fundit që poston në “Instagram”. Me sa duket, me pamjen e re ia ka prishur mendjen Bernardit, i cili në “Big Brother” ra në sy për trupin gjithë muskuj. E duket se brenda dy vitesh vuajtje shpirtërore post-ndarje, që Xheni e ka pohuar edhe vetë, dielli shkëlqen sërish në jetën e saj.

Ish-banorja e “Big Brother” postoi në “Instagram”-in e saj një story vitin e kaluar, ku shfaqej në krahët e një djali, që sipas mediave është pikërisht Bernardi. Dhe ja ku erdhi momenti, që pas shumë këmbënguljeve, Xheni arrin t’ia mbushë mendjen Bernardit. Ata ishin një nga çiftet më të dashura të edicionit të fundit të “Big Brother”, pas të cilit ishin pjesëmarrës në spektaklin “Dance with me”. Ata u ndanë në nëntor të 2017-ës, sipas Xhenit sepse nuk po funksiononte. Po çfarë ndodhi që çifti më i bukur dhe i dashuruar ndër vite i formatit “Big Brother” i dhanë fund “love story”-t të tyre?

Inspiruar nga statuset e vetë Xhenit, u fol se kontradiktat që çuan në ndarje të çiftit nisën pasi Bernardi zbuloi se nuk ishte mashkulli i parë në jetën e Xhenit dhe ata ranë pre e mentalitetit. Edhe pse ky fakt nuk u konfirmua asnjëherë nga vetë Bernardi, ai nuk mohoi as “xhelozinë” si ndjenjën që po shkatërronte marrëdhënien e tyre, pasi vetëm pak ditë më vonë ata i dhanë fund bashkëjetesës.

Gjatë lojës së “Big Brother 9”, ata u shfaqën si dy tipa të ndryshëm dhe që nuk po përshtateshin dot si çift. Por shumë shpejt, Bernardi dhe Xheni ranë në dashuri dhe dukeshin vërtet të lindur për njëri-tjetrin. Direkt pas daljes nga shtëpia e vëzhguar nga kamerat, nisën të jetonin bashkë në Tiranë, bashkëjetesë që zgjati vetëm 6 muaj. Nuk dihet nëse ata aktualisht kanë vendosur të jetojnë sërish në një shtëpi, apo po e ruajnë marrëdhënien në distancë.

/Panoramaplus.al