Partnerja e Cristiano Ronaldo, së shpejti me një reality show

Georgina Rodrigues ka zbuluar për fansat se do të ketë së shpejti një reality-show të saj në Netflix.

Ky lajm është konfirmuar dhe nga platforma ku përmes faqes së tyre zyrtare ka njoftuar se Georgina do të tregojë para kamerave se si është dita e saj amësia, miqësitë e saj dhe dëshirat e saj.

“Ky reality show do të jetë një portret i thellë dhe emocional i gruas prapa fotove, historive dhe titujve të mëdhenj”, ka deklaruar Netflix.

Modelja është e lidhur prej 4 vitesh me futbollistin Cristiano Ronaldo dhe kanë një vajzë së bashku Alana Martina.

Lapsi.al