Partneri i Dojna Memës ka plotësuar tre kushte për të qenë pranë saj dhe ky detaj e vërtetoi
Dojna Mema ka qenë gjithnjë e rezervuar për ndjenjat dhe lidhjet e saj romantike. Edhe pas aludimeve në rrjet, ajo ka zgjedhur të mos komentojë, por të shijojë gjithçka në rehatinë e saj. Ndërsa sot, ka zgjedhur që të ndajë një “copëz” nga dashuria e saj dhe kriteret që duhet të plotësojë partneri ideal.
Në disa foto nga Thethi, ku ka kaluar fundjavën, duket një dorë që e shtrëngon dhe Dojna që rrezaton lumturi: “Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukur. Ps. kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë.”
Kjo ka ngacmuar ndjekësit për të zbuluar më shumë, por po mjaftohemi që tani e kuptuam sekretin që fshihet pas fotove të bukura, si dhe pas lumturisë së saj. /News31