Partneri i Egla Harxhit reagon ashpër: Në vendin tuaj praktikojnë poligaminë e ju s’thoni asgjë, djali im s’ka dy mama
“Miss Albania 2007, Egla Harxhi më 6 janar solli në jetë djalin Luxifer, nga marrdhënia me fotografin e famshëm, Ale de Basseville. Egla pak ditë më parë ka sqaruar kuptimin e emrit të të birit si dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë lindjes. Ajo është shprehur se emri Luxifer nuk është një emër francez por latin. Nga latinishtja “lux” do të thotë “dritë”, ndërsa “fer” mbajtës, pra Mbajtësi i dritës. Duke folur për procesin e lindjes, tregoi se pati vështirësi të shumta dhe për këtë arsye lindja zgjati rreth katër ditë. Por gjithë kësaj vuajtjeje dhe bekimi ajo i jep një shpjegim mbinatyror. Ajo tregoi se 3 ditët e para, Francën e goditi një stuhi e fortë ndërsa në ditën e katërt kur lindi Luxifer, dolën rrezet e para të diellit. Këtë gjë ajo e ka konsideruar si një ogur të mirë për foshnjën e porsalindur. Por si e përshkruan Ale përjetimin e babait dhe gjithçka rreth familjes së tyre të veçantë i rrëfen për gazetën “Panorama”, i vetëquajturi Princi i Libofshës.
Egla Harxhi u shpreh në një intervistë se iu deshën katër ditë për të sjellë në jetë djalin tuaj Luxifer. Pse kaq gjatë, dhe si është gjendja e nënës dhe fëmijës pas lindjes?
Ndonjëherë në një botë paralele dhe shpirtërore një fëmijë duhet të lindë në një datë të vendosur që prezanton te Vikingët një vizion të përjetësisë. Ne jetojmë në një univers të krijuar nga metafizika dhe jo në një sistem që përshkruhet në një thjeshtësi, që e quaj budallallëku njerëzor. Luxifer jeton në harmoni me baballarët, që dua të them me paraardhësit e tij, për ata që nuk më kuptojnë, dhe në të vërtetën absolute me gjyshen e tij.
Të gjithë prisnin që Egla të lindte në Libofshë ose në Tiranë më mirë, pse zgjodhët Francën kur po luftoni kaq shumë për Principatën tuaj në këtë vend?
Në Libofshë ose në Shqipëri ende nuk është shërbimi mjekësor si në Francë, që është ekstremisht i njohur në botë për përsosmërinë, gjë që nuk ekziston ende në vendin tuaj. Për shkak të sëmundjes sime dopio gjenetike ishte e rëndësishme për të pasur një sistem të cilësisë së parë, që do e quaja AAA.
Është folur në media se Luxifer është djali me dy mama dhe një baba. Si do i ndani rolet?
Luxifer nuk ka dy mama, aq më shumë një baba, duhet të ndalojmë me këto absurditet që gazetarët dhe media kanë përdorur për të bërë propagandën e tyre dhe të shesin letër ose artikuj pecetash. Luxifer ka një histori, paraardhës, një pasuri përpara së gjithash dhe duhet të ketë një edukim të njëjtë me timen, pra të rëndë e rigoroz. Duke ditur që në këtë botë, asgjë nuk është falas familja jonë ka luftuar kundër komunizmit, dhe do të luftojë gjithmonë kundër komunizmit dhe kundër të gjitha feve që përballen përpara betimit tonë në Vatikan. Kjo do të vazhdojë kryqëzatat duke respektuar traditën tonë paganiste Vikinge.
Pra kjo e juaja nuk është një marrëdhënie treshe?
Nuk ka marrëdhënie treshe, ndoshta për popullin quhet kështu sot. Që prej 1500 vjetësh ne kemi drejtuar botën, në mbretër, princa, dukë dhe kontë të Europës. Ne jemi martuar gjithmonë dhe kemi pasur konkubina ( ekstra) për shumë arsye. Tek ne barazia e mashkullit dhe femrës siç ju duhet ta kishit mësuar në histori në shkollë, ka prodhuar, mbretër dhe mbretëresha që kishin të njëjtin pushtet dhe për tu kënaqur kishin të drejtën në atë që ne e quajmë e drejta e prima notte (në latinisht). Kjo nuk na ka shokuar për të parë në kohën e Ëilliam Ëallace ( film braveheart) që mbreti kishte kaluar natën e parë të martesës me personin e zgjedhur të rajonit.
Pra seksualiteti lidhet me dashurinë dhe familjen apo jo?
Më shumë ju mund t’i referoheni poetit të madh që ka shkruajtur librin e famshëm “Një mijë e një virgjëresha”, dhe ju e shikoni vetë se si seksualiteti ka qenë në çdo kohë pjesë e humanitetit. Është e rëndësishme që komunizmi i Stalinit e rezervoi të drejtën seksuale për vetë atë dhe jo për njerëzit e vegjël, të gjithë e dinë që Mao ishte një pedofil dhe që shkonte vetëm me femra të virgjra ndërkohë që mbarte sifilizën. A duhet të flas për myslimanët në vendin tuaj që praktikojnë poligaminë, dhe që ju nuk thoni asgjë. Me sa gra ata jetojnë, tre, katër, pesë dhe jeni ju që më flisni për marrëdhënien treshe? Shikoni dhe zhytuni ju në mashtrimin e historisë otomane dhe më pas mund të riflasim. Më pëlqen historia dhe më pëlqen e vërteta. Kush ka qenë emri i gruas së fundit te Muhametit dhë çfare moshë ka pasur ajo? Që askush nuk vjen të ngrejë flamurin e virgjërisë përpara meje dhe siç thoshte Jezusi popujve që lëshonte gurë ndaj një femre pa mbrojtje, të hidhni mbi mua një gur sikur ju nuk keni asgjë për të më thënë.
Të gjithë mund të presin edhe një ceremoni dasme nga ju, sa e mundur është ta organizoni?
Jam i martuar me popullin tim, dhe nuk është një copë letër që do të përcaktojë martesën me cilëndo, përpara Zotit të përjetshëm. Martesa ime e vetme do të jetë kur të marr kurorën e paraardhësve të mi për të shkatërruar totalisht Komunizmin, deri në atë moment mbi të gjithë armiqtë e urdhërit të tempujve.
Si mund të na e përshkruani dimensionin e dashurisë që ndjeni për njëri-tjetrin me Eglën tani që jeni bërë prindër?
Ne nuk flasim për dashuri, por për detyra siç thoshte gjyshi im, kjo gjeneratë e degjeneruar ngatërron dashurinë me pasionin. Pasioni mund të zgjasë 3 ose 6 muaj dhe pastaj shuhet shumë shpejt, prandaj shohim kaq shumë gra në Instagram sot. Në të kundërt dashuria është diçka që mësohet dhe zhvillohet me kohën, edhe nga puna. Përveç të gjithave në familjen tonë, ku vetëm detyra kristalizon protokollin dhe obligimet tona janë të rëndësishme. Ajo që ne na bashkon është vizioni i përbashkët i pushtetit, i shtyrë përpara nga arritjet tona.
Çfarë planesh bëni për djalin tuaj, për shembull cili është profesioni apo pozicioni që doni ta shihni kur te rritet?
Pozicioni i vetëm që ai duhet të ketë, është ai i protokollit për të marrë atë që është e jona siç fola më parë, për të luftuar kundër armiqve tanë deri atëherë kur ne të marrim kurorën. Gënjeshtrat kanë zgjatur shumë, është koha që të marrim një vendim përpara konspiracionit të shpifur krijuar nga mediokriteti, ai duhet të mbretërojë mbi popullin dhe ta mbrojë atë.
Në ç’aspekt do të jeni prindërit strikt të tij, dhe në ç’aspekte do ta lini në liri të plotë?
Edhe një herë do e edukoj në principet e protokollit kur asgjë nuk është e vështirë dhe e fortë. Me kujtoni edhe një herë Jezuitët që më detyronin të ecja në gjunjë në dëborë, dhe që me kanë bërë të qenit nobël i kalorësisë. Ai duhet të dijë gjithçka, që nga filozofia e Sokratit e deri në të gjitha strategjitë e luftës.
Në lidhje me projektin e Libofshës, sa afër realizimit të projektit jeni?
Për subjektin e Libofshës kam folur tek Artur Zheji dhe Arian Çani. Nëse ju dëshironi të dini politikisht që kam mbështetje nga Kombet e Bashkuara dhe nga fuqitë e mëdha financiare dhe ushtarake? Po unë kam.