Paris Hilton si nuse shqiptare: Do ndërrojë 10 fustane

Paris Hilton ka zbuluar për ‘The Tonight Show’ planet e mëdha të dasmës së saj. Ajo i tregoi moderatorit Jimmy Fallon se dasma e ka stresuar shumë me përgatitjet e vazhdueshme dhe ka shumë presion për vizionin e madh që ka në kokë.

“Do zgjasë tre ditë dhe do ndodhin shumë gjëra”, shpjegoi ndër të tjera Hilton. Ylli televiziv pranoi se do veshë shumë fustane, diku tek 10 ndryshime në ‘look’. Ndërsa tha me shaka që i fejuari i saj do ketë vetëm një kostum sepse ai nuk është aq i fiksuar sa ajo me ndryshimin e veshjeve. Paris pranoi se do realizojë një dokumentar për jetën e saj dhe të fejuarin aktual pasi historia është tamam si në përralla dhe ajo është e bindur se e gjeti princin e kaltër.

Paris Hilton është e fejuar me Carter Reum./revistawho.com