Paris Hilton konfirmon lidhjen pas 1 viti në fshehtësi

I është dashur pikërisht një vit që Paris Hilton t’i mbushej mendja dhe ta zyrtarizonte lidhjen me të dashurin e saj Carter Reum.

Ajo ka zgjedhur një ditë shumë të veçantë për ta bëri lidhjen e tyre zyrtare.

Çifti shënon sot përvjetorin e parë të lidhjes dhe Paris ka postuar një video në Instagram ku shfaqet duke u puthur me të.

“Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Gjëja ime e preferuar është të bëj kujtime me ty. Puthjet e tua janë magjike. Më pëlqen të jem e jotja dhe ti të jesh i imi”, ka shkruar Paris Hilton tek përshkrimi i fotos.

Çifti është munduar për rreth një vit ta mbajë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave, madje sipërmarrësi i njohur Carter ka fshirë llogarinë e tij në Instagram pasi është lidhur me Paris.

Kjo është lidhja e parë e Paris Hilton që kur ajo ndërpreu fejesën e saj me Chris Zylka në nëntor të vitit 2018.