Paris Hilton e veshur nga Valdrin Sahiti në “AMAs 2020”

Valdrin Sahiti vazhdon të konfirmohet si një prej stilistëve më të suksesshëm shqiptarë, me personazhe të njohur vendas dhe të huaj që i besojnë veshjet e tyre në eventet e rëndësishme ndërkombëtare. Pasi punoi me Beyonce-n, Cardi B, jo vetëm në një por dy raste, Kelly Rowland e disa artistë të tjerë, këtë herë ka qenë Paris Hilton që është veshur nga Sahiti në “American Music Awards 2020”.

Hilton, sigurisht e njohur për paraqitjet e saj ndër vite në “tapetet e kuqe” të ceremonive të mëdha, shkëlqeu edhe mbrëmjen e djeshme.

Merita i shkon padyshim edhe dizajnerit shqiptar, i cili ka marrë shumë komplimenta si në llogarinë e tij në Instagram, po ashtu edhe në atë të Paris.

Për stilistët shqiptarë, ndër ta edhe Sahiti, bashkëpunimet me personazhe të këtyre përmasave nuk janë më një rastësi, por dicka krejt normale. E ndërkohë, Valdrini nuk ishte i vetmi shqiptar që pati sukses në AMAs mbrëmë, më shumë për këtë mund të lexoni këtu.

/News31