Paralajmëroi diçka të madhe, Olsi Bylyku zbulon projektin e tij më të ri

Disa ditë më parë, aktori i humorit Olsi Bylyku, paralajmëroi diçka shumë të madhe për fansat. Së fundmi ai ka zbuluar për çfarë bëhet fjalë.

Ai ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një “late night show”. Olsi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video promo të spektaklit, i cili mban titullin “Roped with Olsi”.

Në videon e publikuar nuk mund të mungonin notat e humorit. Olsi është shfaqur me një litar në duar, duke treguar dhe kuptimin e titullit të spektaklit, njerëzit do lidhen pas tij javë pas jave dhe puntatë pas puntate.