“Para se të hidhej, Ornela puthi të birin dhe i tha mirupafshim”, i afërmi i Florindit: Ja çfarë tha djali i madh në Polici

Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën tragjikisht në SHBA bashkë me bashkëshorten e tij Ornelën disa ditë më parë, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen fatale/

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ademi, i cili do shoqërojë trupat e tyre për në Shqipëri, u shpreh se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të pajete në vend.

Ai theksoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë humbur jeten në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhnë që të shtyjnë njëri-tjetrin.

Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja.

Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi Adem Balliu.