Para martesës, Shota Baraliu ndahet papritur nga i fejuari

Këngëtarja dhe aktorja kosovare, Shota Baraliu është ndarë nga i fejuari. Shota Baraliu, kishte befasuar të gjithë kur kishte publikuar fotografi nga fejesa në mars të vitit të kaluar. Magazina.al, merr vesh se fejesa e tyre ka zgjatur vetëm disa muaj dhe se çifti tashmë janë ndarë. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja. E kontaktuar nga Magazina.al, Shota e ka konfirmuar se është ndarë nga i fejuari, të cilit nuk i kishte publikuar identitetin asnjëherë sipas Express.