Para 7 vitesh luajtën në të njëjtin film, Nik Xhelilaj dyshohet për lidhjen me aktoren e njohur turke
Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Nik Xhelilaj është kthyer në një nga figurat më të dashura në Turqi. Ai ka luajtur në disa produksione turke, ndër ta dhe në filmin ‘Kayip Sehir’ në vitin 2012, krah aktores Gokçe Bahadir.
Së fundmi sipas mediave të ndryshme dyshohet se në të njëjtën periudhë kur dyshja kanë punuar krah njëri-tjetrit, kanë qenë dhe në një lidhje në jetën reale. Kujtojmë se aktorja e njohur ka qenë e martuar për 1 vit me Ali Sunal dhe është divorcuar prej tij pikërisht në vitin 2012.
Pas 7 vitesh nga spekulimet për një lidhje të mundshme të Xhelilaj dhe Bahadir, nuk dihet se çfarë raporti gëzojnë dy aktorët aktualisht.
Kujtojmë se Gokçe Bahadir luan aktualisht në serialin më të fundit që po transmentohet në ekranin e ‘Tv Klan’, në rolin e Ojas./revistawho.com