PAPARAZZI/Në familjen e Kastro Zizos janë të ndara detyrat, burri shëtit fëmijën kurse gruaja qenushin!

Vitin e kaluar Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë. Partneren e tij, Sara, artisti e mbajti të fshehtë deri kur ajo solli në jetë djalin e pagëzuar me emrin, Dante.

Këngëtari na e prezantoi partneren për herë të pare pikërisht në ditën e lindjes së saj, ku bashkë me postimin e një fotoje me të, shkroi statusin: “Edhe 100 shpirt! Të dua!”.

Por nëse doni të mësoni detaje nga jeta e përditshme e Kastros, revista “Story” ju sjell këto foto ekskluzive. Paparazzi e ka fotografuar Kastron gjatë një shëtitjeje familjare, kur ai shtyn karrocën e bebit Dante, në një nga udhëtimet e tij të para në qytet. Bashkë me ta ishte partnerja, e cila shihet tek shëtit qenushin e tyre. Duket se Kastro është kthyer në një partner të devotshëm, ndërsa shijon në maksimum familjen e tij të re.

Kastro ka një djalë dhe një vajzë nga dy historitë e mëparshme. Ai është shprehur se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi ka ka plan të sjellë në jetë edhe fëmijë të tjerë. “Nuk do ta mbyll me tre. Me Sarën patjetër. Nuk mund të bëj më lojëra kur ndihesh mirë me personin që është. Dashurinë e të dyve e ribën dhe e sjell me një dashuri të re!”– u shpreh ai i ftuar në “E diell”.

Këngëtari foli edhe për marrëdhënien me fëmijët e tij duke thënë: “Sara e dëshironte emrin Dante. Nuk i bëj fëmijët vetëm. I bëj me nënat përkatëse dhe fëmijët e mi janë gjëja më e mirë që kam bërë në jetë. Padyshim që i dua shumë dhe jam konservator me ta. Djali im i madhi po bën tani planet. Eshtë 14 vjeç e bëjmë biseda për moshën.”/www.story.al