PAPARAZZI/ Fotot e fundit të binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj para se të deklaronin “divorcin” si kolegë në televizion

“Më lër të flas” ishte një nga programet më të ndjekura të Top Channel , që moderohej nga binjakët Romeo dhe Donald Veshaj, dhe ka finalizuar me sukses dy sezone me shikueshmëri mjaft të lartë. Por ajo që s’pritej ndodhi!

Dy moderatorët, vëllezërit binjakë që i shihnim kudo bashkë si vëllezërit siamezë, duket se janë ndarë, dhe për herë të parë nuk do të shfaqen bashkë në këtë program televiziv. Në fillim lajmi për ndarjen e tyre u dha nga faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram, ku ndërsa publikuan trailer-in e sezonit të ri televiziv, na treguan pak detaje në lidhje me këtë emision.

Këtë herë binjakët nuk do të jenë së bashku, pasi ka qenë vetë Romeo që ka lajmëruar se do të jetë vetëm si moderator, në emisionin që fillon nga data 24 Mars, dhe do të jetë pranë ekranit tuaj çdo të premte.

“Do të jemi bashkë këtë sezon sepse ai tjetri fundja vetëm punë prishte. Vetëm me mua. Romeo Veshaj, moderator, autor dhe regjizor. Nuk dihet nëse Donaldi po tërhiqet përfundimisht nga televizioni apo është vetëm një periudhë pushimi. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por Donaldi na ka treguar në mediat sociale se po fokusohet te arkitektura dhe interior design, duke qenë se studimet e larta i ka ndjekur për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura. Por a jeni kureshtarë të dini se ç’bënin dhe ku janë parë për herë të fundit vëllezërit Veshaj para se të ndaheshin.

Paparazzi i revistës “Story” i ka fotografuar duke ecur pranë godinës së Kryeministrisë në Tiranë, pak ditë para se Romeo të deklaronte “divorcin” si bashkë moderatorë dhe kolegë në të njëjtin televizion me Donaldin.

Në shoqërinë e një personi të tretë ata shihen tek ecin së bashku, gjithmonë shumë simpatikë dhe “cool””, duke i bërë kalimtarët të kthejnë kokat drejt tyre. Le të shohim se ku do e shohim Donaldin tani e tutje, sepse dihet që kjo është vetëm një shkëputje në punë nga vëllai, se në jetë ata e duan aq shumë njëri-tjetrin sa s’kanë shance të rrinë larg për shumë gjatë./www.story.al