Paparazzi/ Brad Pitt dhe e dashura e tij i kalojnë festat buzë pishinës

Brad Pitt dhe Ines de Ramon po shijojnë lidhjen në arratisjen e tyre në Meksikë.

Në ca foto paparacësh Brad dhe e dashura e tij shiheshin shfaqeshin në një darkë romantike në Kabo, për festat e fundvitit.

Dizajnerja e bizhuterive ishte sy e vesh përballë të dashurit.

Lajmi i lidhjes së tyre nuk është i ri.

Brad dhe Ines i nxitën thashethemet për romancë në nëntor pasi u panë së bashku në një koncert Bono.

Një burim më vonë zbuloi për People se kanë muaj që takohen.

Edhe ditëlindjen e Brad e festuan bashkë në dhjetor.

Askush nuk e ka konfirmuar publikisht lidhjen e tyre.

Ines ishte e martuar me aktorin e “Vampire Diaries”, Paul Wesley, por ata u ndanë zyrtarisht në shtator 2022 pas tre vitesh së bashku. Pitt u nda nga Angelina Jolie në vitin 2016 dhe prej atëherë kjo është lidhja e parë për të cilën po diskutohet.