PAPARAZZI/ A është kjo rutina e Xhensila Myrtezaj si nënë? Nxiton me vajzën në krah për të marrë taksinë
Këngëtaren Xhensila Myrtezaj e gjeti ky 27-vjetor si nënë, duke shijuar rritjen ditë pas dite të vajzës së saj Ajka.
Bashkëshortja e aktorit të humorit, Bes Kallaku, natyrisht që ka një rutinë tjetër tani, pasi i duhet të jetë gjithmonë në kohë me oraret e gjumit të vajzës së saj.
Paparazzi i revistës “Story” e ka fotografuar ndërsa nxiton me vajzën në krah për të marrë taksinë. Artistja e ka shprehur gjithmonë që është shumë e lidhur me vajzën, si një nënë me kohë të plotë.
Po ç’po ndodh me jetën e saj brenda shtëpisë, këtë periudhë para, gjatë dhe pas karantinës? Xhensila festoi ditëlindjen në karantinë për shkak të koronavirusit, e Besi sigurisht që nuk e la pa e surprizuar.
Atmosferë feste në shtëpi me numrin e moshës së Xhenilës, e mbushi sallonin e tyre me plot gëzim. Në një foto ajo shfaqe me Ajkën në krahë teksa vështronin zbukurimet së bashku.