PAPARACI/ Orinda Huta gati të puthet me Marcela Latin, derisa në mes hyn Turjan Hyska

Këngëtarja dhe moderatorja televizive, Orinda Huta është fotografuar nga paparaci i “Story.al” në një nga eventet e zhvilluara në Tiranë. Ajo ka qenë në shoqërinë e sipërmarrëses së biznesit të fustaneve të nusërisë “Geraldina Sposa”, Marcela Latin. Duke pozuar para banerit, dy mikeshat e ngushta janë afruar të shkëmbejnë dhe puthje me njëra-tjetrën para fotografit. Vetëm pak minuta më vonë, u është bashkuar moderatori i njohur Turjan Hyska, bashkëshorti zyrtar i Orindës që nga vera 2017. Ai është pozicionuar në mes të dy shoqeve simpatike, për të qenë komod në bisedë. Dihet që çifti Turi-Orinda kanë shoqëri të ngushtë mes çiftin Marcela e Mand Peza, të cilët organizuan dhe ceremoninë e tyre speciale të dasmës, një dekor i inskenuar në një pyll magjepsës.