Pantallonat e Justin Bieber na kujtojnë Shqipërinë e ’90-ës
Në vitet ’90-t pothuajse të gjithë meshkujt në Shqipëri visheshin gati njësoj. I njëjti model pantallonash, me prerje drejt dhe me vizën që duhet të ishte gjithmonë lineare dhe me xhepa. Për të gjithë ata që i përkasin atij brezi dhe kanë nostalgji, mjafton të shohin këngëtarin Justin Bieber në një nga daljet e tij të fundit. Justin i shoqëruar nga e fejuara e tij, modelja Hailey Baldwin shfaqet i veshur me një palë pantallona të stilit retro, me xhepa dhe prerje drejt. Bieber i ka përthyer disa herë nga fundi duke i kombinuar me atlete dhe kapele, për të qenë sa më sportiv. Nuk e dimë në qoftë se do ketë një rikthim të trendit të shumë viteve më parë, por Justin e hodhi hapin e parë.\Revista Who