Pamjet/ Në fillim debatojnë, pastaj kërcet shkopi kokës. Momenti i dhunimit të priftit në Lezhë nga punonjësi i firmës private

Prifti Ortodoks i Lezhës, Koço Kapedani është dhunuar nga punonjësi i një firme private. Ngjarja është denoncuar me pamje nga kryetari i FRPD-së në Lezhë Albert Loçi.

Loçi ka publikuar videon, ku shihet sesi punëtori i firmës së kontraktuar nga Bashkia Lezhë, ushtron dhunë ndaj priftit ortodoks të qytetit.

Në video duken pamjet kur ata në fillim debatojnë mes tyre, e më pas punonjësi ngre dorën në të cilën mbante një shkop, dhe godet priftin të cilit i bie dhe kapelja që mbante në kokë. Teksa nuk dihen arsyet e sherrit mes tyre dhe policia nuk ka informacione për ngjarjen, nuk dihet nëse sendi i fortë me të cilin u godit prifti është hekur apo shkop druri.

POSTIMI I PLOTE

Prifti Ortodoks i Lezhes z.Koço Kapedani,rrihet nga punetoret e firmes se kontraktraktuar nga Kryetari i Bashkise Pirro 👨🏻‍✈️ per “kryerjen e punimeve” dhe per dhunimin e qytetareve.

Mire se kjo firme ka disa muaj qe e ka shkatrruar Lezhen dhe lagjet e saj(Beselidhja,Gurra) dhe nuk mban pergjegjesi per afatin e kryerjes se punimeve,por tashme ka filluar te dhunoje dhe qytetaret Lezhjane.

Institucionet heshtin, drejtesia fle gjume ndersa Bashkia Lezhe e ka mendjen te vjedhe qytetaret e saj.