Pak muaj para se të bëhen prindër, Almeda dhe Tolgahan blejnë vilën superluksoze
Pak ditë më parë Almeda Abazi zbuloi për publikun se është në muajt e parë të pritjes së ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të parë me një djalë. Pas këtij lajmi të bukur dyshja ka vendosur që fëmijën e tyre ta presin në një shtëpi tjetër dhe jo në atë ku jetuan pas martesës. ‘Iconstyle’ shkruan se ata sapo kanë blerë një super-vilë luksozë në Çekmekoy, e cila kushton 4.5 milionë lira turke.
Vila e vendosur në këtë zonë të bukur të Turqisë, është 4 kate dhe do të ketë një kopsht të madh dhe pishinë fantastike që mund ta shfrytëzojnë edhe gjatë dimrit. Gjithashtu ata janë në kërkim të një zonje shtwpie, si dhe të një mamie që do ta ndihmojë ish-Missin të rrisë djalin që do të vijë në jetë në 2019-n, sipas Who.