Pa shenja jete brenda makinës, pamjet e rralla nga aksidenti i Princeshë Dianës

Ndarja nga jeta e Princeshë Dianës pas aksidentit tragjik tronditi gjithë botën dhe vazhdon të mbetet një mister edhe tashmë, pas shumë vitesh.

Mediat e huaja kanë rikthyer në vëmendje disa foto pak çaste para se princesha të ndërronte jetë. Ajo shihet e shtrirë në makinë, pasi tavani i mjetit ku ajo udhëtonte ishte hequr nga goditja. Këto pamje u zhdukën shumë kohë më parë.

Atë natë, Lady Diana ishte në sedijen e pasme të një Mercedes-i S280 me të dashurin e saj, Dodi Al-Fayed, shoferin Henri Paul dhe Trevor Rees-Jones, anëtar i ekipit të sigurisë së Al-Fayed, ulur në vendet e para. I vetmi që i mbijetoi aksidentit të rëndë ishte Trevor.

Princeshë Diana u nda nga jeta në një aksident tragjik me makinë në Paris në 31 gusht 1997, kur ishte vetëm 36 vjeç.