Pa nënën e tij duke qarë në tribunë, zbulohet arsyeja pse shpërtheu në lot Cristiano Ronaldo (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar në Euro 2024 dhe të hënën mbrëma humbi një shans unik për ta bërë këtë nga pika e bardhë.

Jan Oblak i Sllovenisë u mohoi një fitore, por më pas Portugalia ia doli të kalonte me penallti, duke sjellë një lehtësim për CR7.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishin lotët e yllit portugez pasi humbi penalltinë. Arsyeja ishte shumë më prekëse se kaq. E gjitha ndodhi kur ngriti sytë dhe pa nënën e tij që po qante. Kjo është parë edhe në videot e shpërndara në rrjetet sociale, ku në fillim është videoja duke e përshëndetur me dorë dhe më pas shihet duke ngritur sytë lart vendi ku ndodhej nëna e tij, edhe ajo në lot.

living.al