Ozani i “Fate të kryqëzuara”: Famën po e përjetoj si ëndërr të keqe plot makthe, mezi pres të zgjohem…
Ozani, i biri i Xhihanit në “Fate të kryqëzuara” mund të themi se është 22 vjeçari më i dashur i Turqisë, pas famës së menjëhershme që mori me rolin e tij në këtë serial turk. Me pamjen e një ylli Hollywood-i, djali biond me sy blu Burak Tozkoparan tregon se në fakt ndjesia e famës është si një ëndërr e keqe, nga e cila mezi pret të zgjohesh. Në këtë rrëfim që po boton revista “Story” do të njiheni me djalin krejt ndryshe që fshihet poshtë lëkurës së Ozan:
Ka nga ata që mendojnë se luan vetveten në filmin “Fate të kryqëzuara”. A je ti një Ozan dhe në jetën reale?
Ah! Të jesh një Ozan në jetën reale është shumë e vështirë. Unë nuk jam si ai, pasi Ozan është shumë impulsiv dhe impresionues. Ai merr vendime të papritura për të cilat më vonë pendohet. Është është shumë nervoz, gjë që unë s’e kam…
Fama jote mori hov në këtë serial, duke të renditur në listën e aktorëve më të admiruar nga të rinjtë. Ti bën një jetë më intensive tani pasi je bërë i njohur?
Për hir të së vërtetës kam pasur një jetë shumë aktive edhe para famës së menjëhershme. Por tani ritmi i jetës sime po ndryshon dita-ditës aq sa duket sikur po më merr frymën. Famën po e përjetoj si ëndërr të keqe plot makthe, mezi pres të zgjohem…
Si hyre ti në kinema dhe çfarë kujton si fillesa të përfshirjes në botën e artit?
Fillimet e mia ishin në muzikë duke luajtur në bateri me një bandë muzikore. Më pas fitova një bursë studimi, dhe kështu vendosa të vazhdoj karrierën në film e televizion. Po dua të theksoj që ky është vetëm fillimi për mua.
Si do e përshkruaje këtë rrugëtim artistik që nga dita e parë kur nuk të njihte askush?
Numëroj gjashtë vite që kur e nisa rrugëtimin drejt famës me muzikën, dhe i detyrohem asaj me gjithçka që kam arritur në jetën time. Kam derdhur shumë lot gjatë karrierës sime, pasi shpirti im u mbush plot me mundime e kënaqësi, çmime, koncerte, vende të reja ku kam shkelur e njerëz të rinj që kam takuar.
E ke pasur ëndërr të luaje në seriale me shumë audiencë, apo kjo ndodhi krejt rastësisht?
Në fakt e kam pasur ëndërr që të luaj në seriale televizivë, por këtë hov popullariteti as e kisha imagjinuar.
Ke ndjerë lëkundje kur hyre nën lëkurën e një djali me shumë drama si Ozan, dhe kush të dha forcë për të ecur përpara?
Po, sigurisht. Shtysë e veçantë për mua ka qenë profesori, prindërit e mi e shokët e ngushtë, duke këmbëngulur se jam në rolin e duhur.
Burak Tozkoparan, ylli i serialit me trup atleti
Djali biond me sy blu që është identifikuar tashmë me Ozanin tek “Fate të kryëëzuara”, në jetë nuk ka motra por vetëm dy vëllezër, që janë; Ugur dhe Serhat. Fama e tij e pabesueshme që pas shfaqjes në serial u pasua me ndjekësit e shumtë në Instagram, duke aritur të ketë më shumë se 500,000 ndjekës brenda një kohe të shkurtër. Para se të njihej si aktor, ai postonte në rrjetet sociale vetëm video ndërsa luante muzikë, e duke u komentuar si talent i rrallë. Ai ka lindur në Stamboll, i përket shënjës së Akrepit në horoskop, është 175 m i gjatë, dhe ka fizik atleti.