Oriola Marashi nxjerr bllof Noizyn, reperi e ofendon rëndë

Noizy dhe Oriola Marashi janë dyshja më e përfolur e momentit. Oriola ka vendosur që suksesi i saj të mbajë firmën e Noizyt, dhe prej muajsh ajo është pjesë e grupit OTR, për të hyrë kështu me hapa të sigurt në botën e muzikës. Por duket se përplasjet me komente mes tyre së fundmi kanë çuditur ndjekësit. Noizy postoi një foto ku shkruante “Cubat e Milano’s”. Poshtë fotos Oriola i bëri një koment ku si me shaka mesa duket e nxori bllof, ndërsa i shkruante: “Mirë boll bëre sikur je akoma në Milano”, ndërsa shihet se ZinZin nuk i ka pëlqyer kjo, aq sa nuk ka nguruar ta ofendojë publikisht: “E mirë mbylle Halen ti!”, ia ktheu reperi duke bërë kështu të gjithë komentuesit të mendojnë se marrëdhënia mes tyre sapo pësoi krisje.