Orinda Huta replika me ndjekësit në Instagram për operacionet plastike

Së fundmi, Orinda Huts ka rënë pre e komenteve negative në rrjetet socialedhe të shumtë janë ata që e akuzojnë për ndërhyrje estetike.

Një ndjekës i thote se nuk e ka bërë mirë botox-in dhe Orinda nuk e ka lënë pa përgjigje.

Huta i është kthyer duke i thënë se nuk ka asnjë ndërhyrje, pasi ende nuk i ka ardhur ora.

“S’ta paska bërë mirë botox-in estetistia. Njërën vetull e paske më poshtë se tjetra”, i thotë komentuesi dhe ndërkuhë Orinda nuk i ka lënë mangut një përgjigje për të shuar çdo dyshim
“Unë s’bëj botox. S’më ka ardhur ora akoma. Jam unë me gjithë imperfeksionet e mia. Gjithsesi, nuk jam kundra por do e shty sa më shumë”, thotë moderatorja.


Më pas, një tjetër ndjekëse i kërkon foto pa filtra dhe Orinda i thotë se nuk e ka problem të dalë natyrale.

Përsa u përket operacioneve plastike, Orinda Huta është përfolur shpesh për ndërhyrje në hundë, por nuk i ka pranuar ende.