Ori Nebijaj zbulon prapaskenat e “Pushime on Top”: Punonim pa ndalim në det të hapur
Moderatorja e njohur Ori Nebiaj mori vëmendjen e të gjithëve verën që shkoi, kur së bashku me Flori Gjinin udhëtuan nëpër Shqipëri për të treguar gjithçka ofron vendi në ditët më të bukura të verës. Programi që ju besua mbante emrin ‘Pushime on Top,’ dhe transmetohej çdo ditë në ‘Top Channel’.
Megjithëse koha ka kaluar, në arkivat e telefonit të saj ruhen disa momente nga xhirimet. Ori zgjodhi ditën e sotme për t’i publikuar, duke kujtuar gjithçka ka përjetuar gjatë asaj kohe. “Kur xhirohej #pushimeontop. Pa ndalim, në det të hapur, e në pikë të diellit”,shkruan Ori, sipas Who.
Më tej ajo tregon edhe një epsiod disi qesharak nga prapaskenat teksa mundohet të gjejë momentin më të mirë për të realizuar xhirimin. Video në fjalë është nga epsiodi ku moderatorja dhe kolegu i saj kanë udhëtuar drejt Kep Merli. Nostalgjia që e ka prekur Orin tashmë u bë edhe e jona.
Ende nuk dihet nëse do të ketë një tjetër sezon të ‘Pushime on Top’, por dihet me siguri se shumica prej jush mezi po e presin verën dhe periudhën e pushimeve.