Ori Nebijaj: Televizioni, politika, biznesi, ku ndahen e ku bashkohen

Ori Nebijaj ka rrëfyer në një intervistë me Bora Zemanin, në emisionin 3shat, në Vizion Plus, disa prej momenteve më të vështira dhe më të bukura të angazhimeve të saj, në vitet e fundit.

Sa ka qënë rekordi i punëve të tua?
Tre punë në të njëjtën kohë, nga e hëna në të dielë. Marketing, menaxhim, televizion… ishim të rinj atëherë, kishim energji. Sot, nuk kam nerva, puna në televizion kërkon shumë impenjim, sidomos brenda të njëjtit televizion me shumë projekte, besoj që është mjaftueshëm. Është fat i shkruar, kështu më thotë ime më.”Sikur të është shkruar fati o nënë, nga e hëna në të dielë do të punosh gjithë jetën”. Pushoj tamam, vetëm një javë në vit.

E do ti kaq shumë Topin apo Topi të do kaq shumë ty?
Unë mendoj që ka qënë dashuri e përbashkët, ishte një moment shumë i mirë për mua kur më erdhi ftesa në “Wake Up” dhe nga aty pati shumë ftesa për projekte të tjera. Ka pasur dhe projekte që kam refuzuar, si p.sh në fillim të këtij sezoni kur Edi Manushi ju dedikua të Diellës, mu propzua që të isha pjesë e “Proçesit Sportiv” dhe ti e mban mend që unë dikur kam pasur një eksperiencë në këtë fushë, por i thashë “jo” në mënyrë kategorike pasi ti e di që gazetaria sportive është shumë e vështirë, duhet ti dedikohesh vetëm asaj, gjë që nuk është në planet e mia.

Ori-2

Kush është më bukur, televizioni apo biznesi, cili vlen më shumë?
Biznesi është krejtësisht tjetër gjë, përgjegjshmëria, përgjegjësia, karakteri, që duhet të demonstrosh. Risku që ti merr përsipër është i përditshëm. Por nuk mendoj që në rastin e televizionit dhe biznesit, ato e përjahstojnë njëra-tjetrën. Janë dy gjëra shkojnë dhe mendoj që mund t’i bësh të dyja.

Po sa shkojnë me njëra tjetrën, biznesi-televizioni dhe politika?
Nëse je në bzines duhet tja dish mirë edhe hallin politikës.

Hyrja në politikë?
Ka qënë krejtësisht e natyrshme, një propozim krejt i natyrshëm që të gjitha rrethanat u bënë bashkë. Unë nuk kam qënë ndonjëherë e imjenjuar në mënyrë aktive, por kam qënë gjithmonë e kujdesshme që të më dëgjohej zëri në klasë, si studente, si nxënëse, për çdo të drejtë, për çdo revoltë që ne bënim, se kur je në adoleshencë ke dëshirë gjithmonë për të bërë pak revoltë, por e rritur në një familje ku gjithmonë ka patur dy kahe mendimesh, diskutimesh. Me tim atë gjithmonë flisnim, debatonim. Ai gjithmonë më shtynte që nëse unë besoja në diçka ti shkoja nga pas dhe nëse një gabim do të dilte rrugës, do të ishte një gabim i imi, dhe atëherë ai thoshte që ti mëson nga gabimet e tua, e rëndësishme që është gabimi yt thoshte…

Ori-4

Po ti politikën e sotme e quan një gabim?
Jo, unë nuk ndihem jashtë politikës. Unë nuk jam aktive, nuk mund të kem dy statuse. Kam një status të cilin e dua fort dhe i jam dedikuar me mish e me shpirt por në një farë mënyre të gjithë ne jemi pak politikanë në çdo ditë të jetës sonë dhe përfshihemi në njëfarë mënyre.

Unë dua të di një të keqe të Islit?
Eshtë i mirë shumë dhe unë e dua fort. Një të keqe të Islit…. është korrekt shumë, më korrekt se duhet…. Ta sjell në majë të hundës ndonjëherë , njeriu ka nevojë të shkasë , ta lëshojë një moment të vetën.. ai është gjithmonë i kujdesshëm, analizues, korrekt ..
Nëse unë bëj një postim në faqen e instagramit të punës, dhe kam harruar një presje, një (ë), një (ç), marr telefonata nga ai…. ke harruar…..

Po një të mirë të Renatos?
Po Renato, përveçse një partener në biznes ka qënë një mik shumë i mirë. Mund të rendis shumë të mira … ai është një super djalë , një shef shumë i mirë, është gazmor, është i qeshur, është njeri pozitiv. Prishja jonë në biznes, prishja e asaj marrdhënie patjetër që solli edhe ftohjen si miq.

Ka pasur debate mes jush?
Jo, une me njerëzit që i dua fort, kam frikë të përplasem.

Ori-3

Dhe Renato është nga ata njerëz që i do fort?
Po.

Flisni sot me njëri-tjetrin?
Përshëndetemi.

Një të keqë të Turjan Hyskës?
Me Turin kam pasur eksperiencën time të parë, kur bënim “Kubin” në Vizion. Me Turin jam argëtuar shumë dhe sa herë vij këtu më kap nostalgjia për atë kohë.

Turi është beratas, është mistrec, është tipiku i mistrecit
Me mua ka qënë një super shkok, ne kemi qënë bashkë edhe në momente të vështira . Ishim të dy të vegjël, ishim të dy të rinj.Ishte një eksperiencë që na mësoi dhe na udhëzoi për të vazhduar në rrugën e televizionit. Ne kishim një të mirë bashkë që edhe po të mos takoheshim për një kohë të gjatë, kur takoheshim i diskutonim të gjitha gjërat.

Më mirë vetëm apo kur prezanton me partnerë?
Mua më shijon të jem me partnerë dhe të mos jem vetëm në skenë, por varet dhe nga formati i emisionit.