Ori Nebijaj mbyll aventurën në “Për’puthen”, nga java tjetër deputete në parlament!

Ori Nebiaj ka njoftuar largimin nga “Përputhen”. Sot ka qenë puntata e fundit me Orin moderatore, pasi, siç thotë dhe vetë moderatorja një tjetër mision madhor e pret, do të marrë mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë.

“Është hera ime e parë në jetë që lë në mes një punë të nisur. Por jam e justifikuar pasi kam një qëllim disi më madhor pasi do të duhet të jem në një tjetër mision. Mendoj që këtë mision për aq sa isha e bëra ashtu, në karakterin dhe identitetin tim”, ka thënë Ori në fjalët e fundit në mbyllje të emisionit të sotëm.

Kujtojmë se një ditë më parë, KQZ-ja i ka dorëzuar mandatin e deputetes Oriela Nebiajt. Nga java tjetër, ajo do të jetë deputete në parlament.