Ori Nebijaj mban premtimin e bërë publikisht, i plotëson dëshirën Isli Islamit! Ja për çfarë bëhet fjalë

Isli Islami zbuloi dy ditë më parë se është infektuar me koronavirus bashkë me nënën e tij, e për këtë arsye janë izoluar të dy në shtëpi.

Por, ndryshe nga të tjerë, edhe pse i ka humbur shija, moderatori akoma ka neps.

Gjatë një interviste të zhvilluar me Ori Nebijajn, ai i kërkoi asaj që t’i bënte një byrek me spinaq dhe t’ia çonte në shtëpi.

Kështu, Ori premtoi publikisht se do t’ia realizonte dëshirën, edhe pse nuk do e bënte vetë byrekun, por me ndihmën e së ëmës.

Moderatorja e ka mbajtur fjalën e dhënë dhe mbrëmjen e djeshme ka shkuar t’i “dorëzojë” Islit porosinë.

Islami e ka ndarë menjëherë me ndjekësit e tij byrekun dhe ka treguar se çdo premtim që jepet në “Wake Up”, mbahet.

“Nuk e di si janë mësuar të tjerët por çfarë premtohet në ‘Wake Up’ mbahet! Të lumshin duart teta Shpresa”, ka shkruar Isli përkrah videos së byrekut.

Edhe pse dyshja është përfolur për një lidhje romantike, si ori, ashtu edhe Isli, i kanë mohuar zërat.

Madje kur Isli u infektua me koronavirus, të dy u shprehën se kjo vërteton edhe një herë se nuk flenë bashkë në një krevat dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.