Ori Nebijaj ka një fiksim me xhaketat dhe bën shumë mirë

Me një foto ku ka kombinuar xhaketën e bardhë me xhinset e grisura, Ori Nebijaj ka treguar se ka një fiksim me xhaketat, kostumet e këmishat qëkur babai i saj dikur i thoshte se nuk ka grua më të bukur dhe elegante se ato që veshin kostum. Dhe në fakt po të bëni një xhiro të shpejtë në “Instagramin” e Orit në fakt do të dalloni se ajo i preferon shumë këmishat ‘oversize’ me të cilat duket se mund të kombinosh çdo gjë.

Nga ngjyra bojëqielli, panë apo e bardhë Ori ka pasur gjithmonë dalje shumë elegante e për këtë duket se sekretin ia ka huazuar i ati.

“Kam një si “fiksim” me xhaketat, kostumet, këmishat… Besoj se ka nisur që kur im atë më thoshte se nuk ka grua më të bukur dhe elegante se ato që veshin kostum. (lëmë mënjanë xhinset e grisura se për ato veç një koment do bënte: Hë bab nuk të dolën lekët këtë muaj?!)”, ka shkruat Nebijaj krah fotos.

Ndaj me ardhjen e pranverës mund të gjeni shumë kombinime të vlefshme në profilin e Nebijajt, mjafton t’i hidhni një sy./revistawho.com