ONE përmirësohet çdo ditë
Më datë 4 Nëntor 2020, One Telecommunications arrin mbulimin 4G më të gjerë në Shqipëri. Tashmë, 98.1% e popullsisë kanë akses në rrjet 4G. Peshkopia ishte stacioni i fundit që u instaluan pajisjet duke përmbyllur fazën e parë dhe më të rëndësishme të modernizimit të rrjetit në të gjithë Shqipërinë. Ky është një projekt që nisi në muajin shkurt dhe ishte një premtim që sot u përmbush.
Investimi prej 92 milion Eurosh vjen si veprim strategjik që One Telecommunications të bëhet zgjedhja e parë e e shqiptarëve, kur bëhet fjalë për komunikim cilësor.
ONE Telecommunications gjithmonë është angazhuar dhe ka punuar për të sjellë pajisje kontrolli dhe kompjuterike të sigurta teknologjikisht. Për këtë, bashkëpunon me partnerë si Ericsson dhe i është bashkuar iniciativës së rrjetit të pastër.
Modernizimi i gjithë rrjetit të antenave është investimi më i madh i bërë në vend, duke e bërë ONE kompaninë që garanton shpejtësi dhe mbulim për 98.1% të popullsisë. Ky është ONE Network dhe përmirësimi do të vijojë çdo ditë.