Olti Curri zbulon misterin e një prej kompanive më të suksesshme në vend
Me siguri prej disa kohësh keni parë në rrjetet sociale, apo dhe në ekranet televizive, një mesazh misterioz: “Një ditë më e mirë po vjen, për ty!”
Të gjithë mund të keni pyetur veten se çfarë kuptimi kishte dhe se çfarë fshihej pas tij. Dikush mund të ketë menduar për evente, dikush e ka lidhur me gjërat për të cilat vetë shpreson të ndodhin.
Ajo që në fakt ndodhi është një lajm i mirë për të gjithë dhe gjithçka e ka zbuluar Olti Curri.
Pasi shpërndau dhe ai ditën e djeshme fjalinë trend të momentit, sot ka treguar se bëhet për fjalë për një ndryshim të një prej kompanive më të suksesshme në vend: Telekom Albania. Ajo është një ndër kompanitë celulare lider në treg, që synon të jetë gjithë afër përdoruesve me shërbimin më cilësor. Do vazhdojë të jetë i njëjti mision, por tashmë me një emër të ri.
“T” tashmë do të quhet “ONE”. Ajo ka ndryshuar zyrtarisht emrin e subjektit të saj, që mesa duket është pikënisje e ditëve më të mira.