Olti Curri për Ardi Veliun: “Ishte një masakër ndaj adoleshentit. Lëri videot qesharake me pistoleta se nuk je banor i Big Brother”

Deklarata e sotme e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për nënën e 15-vjeçarit që u dhunua nga polcia ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Në një përpjekje sipas tij për të gjykuar ftohtë këtë situatë, duhet parë se nga ç’familje vjen i mituri, pasi e ëma e tij kishte një video me pistoletë në dorë. Deklaratë kjo që nxiti reagimin jo vetëm të Çobos, e cila sqaroi se videoja ishte shkëputur nga një skenë filmi ku ajo kishte pasur një rol, por edhe të shumë njerëzve të tjerë.

Një prej personazheve të njohur që ka folur për këtë ngjarje është Olti Curri. Më anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, blogeri thotë se kryepolici është bërë barsaleta e ditës së sotme. Më pas ai shprehet se nëna e adoleshentit të dhunuar ka të drejtë të bëjë ç’të dojë. Edhe nëse videoja e shfaqur do ishte reale e nuk do ta dinin të gjithë që ajo ka qenë një prej pjesmarrëseve në “Big Brother” dhe merr pjesë në produksione private. Ndërkohë masakra policore ndaj një minoreni nuk ka fare lidhje me jetën e nënës së tij. Për të ky është një fakt që vendi ynë sot ndodhet në diktaturë.

Drejtori i Policisë sot vërtetoi se shteti sot është pa polici sipas Oltit, nisur nga sulmi që ju bë mamasë së djalit dhe akuzave që nuk ka ditur të edukojë fëmijën e saj. Më pas ai bën edhe paralelizma, për të treguar si do të tingëllonin raste të ngjashme me logjikën e Veliut. Në fund e mbyll me shprehjen “Big Brother-i vazhdon dhe vëllai i madh kuptohet që është Edi Rama”.

Sa kryepolic duhet te jesh qe te behesh barsalete e dites si Ardi Veliu !!!Pervec faktit qe nena e djaloshit 15 vjeçar…

Geplaatst door Olti Curri op Vrijdag 29 mei 2020

/News31.al