Olta Sheta e “Big Brother” poston foton e guximshme, pa mbathje në publik

Olta Sheta e ka kthyer pasionin e fotove artistike në hobi me vete. Por duket se me një foto të fundit ka guxuar më shumë se ç’duhet, pasi duket se ka dalë pa të brendshme e mjaftuar me një xhaketë të zezë sipër.

Olta-Sheta-2

“Nuk më intereson ç’mendon për mua, bitch”, shkruan ajo në statusin poshtë fotos, ku fokusi vihet te të pasmet e rrumbullakosura. Kur hyri në shtëpinë e “Big Brother 3” si një nga lojtaret më simpatike, Olta Sheta ishte ende një studente brune.

Nëse ju duket ndryshe tashmë, ajo duket kështu vetëm pasi i ka bërë flokët e verdha. Tashmë, pas nëntë vitesh ajo shfaqet më në formë perfekte dhe mjaft e kuruar.

Në një intervistë të fundit, pyetjes nëse e ka gjetur dashurinë, i përgjigjet: “S’mund të them që çështja e ndjenjave është më e vështira në jetë, pasi ka probleme më të vështira se çështja e ndjenjave. Por mund të them që ka ndenja momentale, ndjenja të përkohshme dhe të përhershme. Mendoj kur arrijmë të gjejmë ndjenjën e përhershme, atëherë kemi gjetur dhe dashurinë”.

Olta-Sheta-3

Sa i përket pasionit për fotot artistike dhe ngjyrave të preferuara, ajo përgjigjet: “Thonë që ngjyra e kuqe është më provokuese, por unë dashuroj më shumë ngjyrën e zezë, jam e pasionuar tek e zeza dhe e përdor shumë”.

Po nuse me të bardha kur mund të jetë? “Është një ëndërr që unë e kam pasur kur kam qenë e vogël dhe është një ëndërr që kam parë shpesh në ëndërr. Them se do të bëhet realitet kur të vijë momenti, por nuk do ta lë një ëndërr në sirtar”. Ndër të tjera, ajo është shprehur se po përgatitet për një emision sportiv në televizion, fusha ku ndihet eksperte e vërtetë.