Olta Sheta e “Big Brother”: Nuk do e preferoja futbollist partnerin, sepse ata…

Nëntë vite pasi mori famë si studentja brune e “Big Brother 3”, Olta Sheta rikthehet si fotomodele tashmë bionde. Për biznesin, jetën e re dhe pasionin për fotografinë artistike ajo ka shumë për të thënë. Si motra e futbollistit të “Dinamos”, për revistën “Story”, Olta tregon se pse nuk preferon një futbollist për ta pasur në krah.

Olta-Sheta-2

Dikur njiheshe si brunia e “Big Brother 3”, por tani je totalisht në ekstrem me look-un tënd. Është jeta e një vajez më e lehtë si bionde?
Jeta është e bukur dhe sikur mos të kesh flokë fare. Nuk mund të varet bukuria e jetës nga flokët. Mua më pëlqen dhe brune dhe bionde. Brune i kam mbajtur për një kohë të gjatë, por mendova të bëhesha bionde më shumë për ta provuar se nuk e kam menduar kurrë që do më shkonte kjo ngjyrë, dhe tani po ndihem mirë si bionde. Por është më e vështirë bionde për flokun, sepse shkatërrohet totalisht. Mirë që nuk kanë gojë të flasin të shkretat(qesh).

Olta-Sheta-3

Po djemtë çfarë i tërheq më shumë?
Po, sa për djemtë mund të them se secili ka preferencat e veta, pasi disa pëlqejnë brunet e disa pëlqejnë biondet, varet. Kam dëgjuar që biondja pëlqehet më shumë.

Je komentuar në media për ndonjë histori me futbollistë. Të duken të përshtatshëm për tipin apo shijet e tua?
I bie sikur jam komentuar shumë për lidhje me futbollistë. Në fakt një koment ka qenë një herë dhe ai s’ka qenë i vërtetë, por unë jam mësuar me thashethemet e pavërteta. Duke parë se një futbollist e kam në shtëpi pra villain, nuk do të preferoja një futbollist për partner, se janë më shumë larg shtëpisë sesa në shtëpi.

Olta-Sheta-4

Duket se jeton ne luks. Cili është burimi i të ardhurave dhe ç’u bë me biznesin që kishe në plan?
Mua më duket se bëj një jetë normale, po varet si shihet nga të tjerët. Biznesin e ngrita, tani jam në një periudhë zhvendosjeje, dhe pres ta rihap së shpejti.

Vite më parë ke pasur një çështje gjyqësore me një klinikë që të bëri ndërhyrje në gjoks, nga e cila mbete e pakënaqur. Si shkoi ajo çështje, e more dëmshpërblimin?
(Qesh) Fatkeqësisht jetojmë në një vend që të drejtat e tua është e vështirë që t’i fitosh ose nuk i fiton fare, kështu ishte dhe rasti im derisa në këtë vend pronarë të spitaleve të jenë pushtetarë s’do fitohet asnjëherë e drejta./Story.al