Olta ia thotë në sy Kiarës: Më vjen inat nëse ti do jesh në finale, nuk e meriton

Olta Gixhari ka shprehur edhe një herë mendimin e saj të sinqertë për qëndrim e Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother Vip, e për më tepër për qëndrimin e saj deri në finale. Sipas Oltës, Kiara nuk e meriton të jetë pjesë e finales dhe këtë nuk ka ngurruar t’ja thotë Kiarës në një bisedë që pati me të.

“A mund të ma shpjegosh si do të vish deri në finale? Çdo në finale ti moj gocë? Si do të vijë kjo deri në finale? Çfarë ka bërë? Ka stabilizuar Luizin, kaq. E di sa inat më vjen po të vish ti në finale. Unë edhe po e fitova, s’më del e keqja. Do të them ç’deshe në finale ti moj gocë,”-është shprehur Olta.

Ndonëse shumë banorë dhe një pjesë e publikut mendon se Kiara është ende pjesë e shtëpisë së “BBV”, vetë moderatorja nuk ndan të njëjtin mendim. Por Kiara e ka kundërhtuar duke i thënë se Luizi e ka ndihmuar, por nëse jao do arrinte në finale do arrinte si “Kiara e vërtetë” edhe nëse Luizi nuk do ishte pjesë e shtëpisë.

“Luizi më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. “Big Brother-i” im pa Luizin do ishte njësoj. Do u kisha kushtuar më shumë kohë banorëve, por do isha e njëjta Kiarë. Luizi më ka ndihmuar në momentet e vështira dhe më ka dhënë shtysë për të vazhduar përpara. Nëse do isha vetëm do më kishte kapur serioziteti që më karakterizon,”-deklaroi Kiara Tito.