
Olta Gixhari përlotet në emision
Kohët e fundit Olta Gixhari ka munguar në shfaqjet teatrale dhe ka qëndruar larg profesionit si aktore. Angazhimi me biznesin e saj duket se nuk është një ndër arsyet kryesore që e pengon të ngjitet në teatër. Ditën e sotme aktorja ishte e ftuar në emisionin ‘Provokacja’, në të cilin foli gjerë e gjatë për karrierën e saj. Olta u shpreh se nuk është shumë dakord me pjesët që po vihen në teatër dhe prandaj ka munguar. Gjatë bisedës ajo ka shtuar se teatri në Shqipëri nuk është në ditët e tij më të mira, megjithatë për të mbetet magjik. Duke u kthyer pas në kohë Olta ka thënë se dy shfaqjet “Pamje nga ura” dhe “Dëshirë” janë dy pikat e saj më të dobëta në karrierën artistike dhe se nuk do të donte t’i shikonte kurrë, shkruan Who. Në fund të emisionit ajo foli edhe për ëndrrën e saj më të madhe dhe për të nuk mundi të mbante as lotët. Olta zbuloi se një ditë do të bëjë një shfaqje ashtu siç do ajo, duke qenë se e ka marrë shumë malli për teatrin.
