Olta Gixhari na tregoi me një foto gjithçka për të birin

Jeni kuriozë të dini si është Amari? Olta Gixhari ua shuan kureshtjen me vetëm një foto, por mos u gëzoni para kohe, nuk shfaqet asgjëkundi djali i saj.

Me një foto të një bebushi që ka arritur të hipë në raftet e kuzhinës dhe qëndron i varur aty, Olta thotë: Kështu është edhe Amar, tip i qetë. Me pak fjalë aktorja nënkupton që i biri nuk lë dy gurë bashkë, por akoma nuk ka ndërmend të na tregojë imazhin e tij të plotë.

Në intervistën e fundit dhe ekskluzive për ‘RevistaWho.Com’, ajo rrëfeu shumë detaje nga jeta e saj, që prej momentit që mori vesh për Amar e deri kur ai erdhi në jetë. Amar rritet çdo ditë dhe Olta po shijon çdo moment të mëmësisë edhe pse Amar jo përherë ja bën të lehta gjërat./revistawho.com