Olta Gixhari mërzitet me stilin Marilyn Monroe, tani poza si Kim Kardashian

Olta-Gixhari-2

Aktoren Olta Gixhari e pamë sezonin e kaluar në ekran si pjesë e jurisë “Your face sounds familiar”, nën petkun e aktores dhe modeles amerikane Marilyn Monroe, stilin e së cilës e ka ndjekur në sete fotosh të para shumë viteve. Ajo vetë dhe mediat në ato vite kishin gjetur ngjashmëri mes biondes Olta dhe sex simbolit më popullor të viteve ’50-të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por duket se këtë sezon të ri, Oltës i është mërzitur stili i Monroes. Në këto poza që aktorja ka marrë para aparatit fotografik në 20 vjetorin e emisionit “Opinion”, Olta duket më pranë stilit të ikonës së kohës së sotme, Kim Kardashian. Ajo ekspozon fundshpinën në mënyrë demonstrative, për të treguar se ndihet krenare me formën dhe madhësinë.