Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë vogëlushin e saj

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo mbrëmjen e kaluar me anë të një fotoje, ku ka publikuar disa trëndafila të bardhë dhe krahas tyre ka shkruar datën më të rëndësishme për të.

Olta ka sjellë në jetë një djalë dhe gjininë e zbuloi pak kohë më parë me anë të një postimi mjaft të veçantë.

Kujtojmë se aktorja ka ndarë shpesh momente gjatë shtatzënisë duke treguar se e ka shijuar shumë këtë periudhë.