Olsi Bylyku i jep fund beqarisë në moshën 22-vjeçare

Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, na la të gjithëve pa fjalë me suprizën super romantike që përgatiti për 22-vjetorin e të dashurës së tij, Eglit.

Ai kishte organizuar një darkë romantike me lule e qirinj, me një pamje fantastike të qytetit në sfond.

Madje, edhe familja e Olsit e surprizoi Eglin, duke i dhuruar një buqetë me trëndafila të bardhë, ndërsa Egli e quajti “Familja ime e dytë”.

69487733_3189731071067830_7557869733624651043_n-1

Mirëpo, surprizat nuk paskan mbaruar me kaq!

Gjërat jo vetëm që janë bërë familjare, por Olsi mesa duket edhe i ka propozuar të dashurës së tij në ditën e lindjes.

Ishte Egli ajo që publikoi një foto të një unaze floriri, të vendosur mbi një biftek me pluhur floriri.

Capture-4

E lumtur nga kjo surprizë, ajo e ka ndarë dhuratën me ndjekësit e saj në Instagram dhe krahas fotos shkruan:

“Çfarë kam bërë për të të merituar?”, duke etiketuar partnerin.

Kujtojmë se Olsi dhe partnerja e tij u fotografuan për herë të parë së bashku në premierën e filmit “2 gisht mjaltë”, teksa shfaqeshin për dore në kinema.