“O sheqer”- Sara Hoxha publikon foton me bikini në bregdet, komenti i ëmbël që i bën Ledri Vula
Sara Hoxha është “ëmbëlsira” e Ledri Vulës. “O sheqer” është pseudonimi që këngëtari i ka vendosur të dashurës së tij, e cila do e bëjë baba për herë të parë.
Ledri Vula zbulon nofkën që i ka vendosur Sara Hoxhës në një foto me bikini që ajo publikoi në Instagram.
“O sheqer”- komentoi këngëtari në foton e të dashurës së tij. Ndërkaq Sara ka pozuar e shtrirë për tu siguruar që të mbulojë barkun e saj të rrumbullakosur.
Gjithashtu edhe Ledri postoi një foto në rrjetet sociale pozoi në të njëjtin pozicion si Sara dhe shkroi në përshkrimin e imazhit: “Me pamje ka …”
“Nga Sara”- i komentuan ndjekësit duke përfunduar fjalët e këngëtarit.
Prej muajsh përflitet se Sara Hoxha është në pritje të fëmijës së tyre të parë. Raportohet se gjinia e bebit është vajzë.
Megjithatë çifti nuk ka reaguar në lidhje me lajmet.
/Panoramaplus.al