“Nxehtë dhe ftohtë”, Rudina Magjistari ndan momentet e çmuara me Xhavitin në Zvicër


Moderatorja e programit të mesditës “Rudina”, ndodhet për pushime dimërore me dëborë dhe ski në Engelberg të Zvicrës. Rudina Magjistari ka ndarë disa foto me bashkëshortin Xhavit Bajrami dhe vajzën e tyre Mia. “Momente të çmuara, familja ime e ëmbël”, është një prej diçiturave të fotos, ku ajo shfaqet në krah të partnerit dge më vajzën e tyre në krah. Ndërsa në dy fotot të tjera ku pozon pranë Xhavitit, Rudina vendos mbishkrimin “Hot n cold” dhe “Love this couple”, me një shkelje syri. Ata duken shumë bukur dhe në formë, një çift për t’u pasur zili dhe prindër të lumtur të vogëlushes Mia.